Për dy dekada qytetarët janë mashtruar dhe gënjyer nga pushtetarët e kaluar, kjo është pasojë pse filloj eksodi kurse politika e mori dënimin e merituar

Për dy dekada qytetarët janë mashtruar dhe gënjyer nga pushtetarët e kaluar, kjo është pasojë pse filloj eksodi kurse politika e mori dënimin e merituar
Për dy dekada qytetarët janë mashtruar dhe gënjyer nga pushtetarët e kaluar, kjo është pasojë pse filloj eksodi kurse politika e mori dënimin e merituar

Arsim Aziri

  • 10 April 2023 - 08:10

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Mendoj se problemi i largimit të të rinjve për në shtetet perëndimore përbën shqetësim kolektiv dhe si i tillë duhet të trajtohet institucionalisht. Ky fenomen shumë i dëmshëm ka zanafillë të kahershme dhe natyrisht se rrënjët e tij fillojnë qysh prej qeverisjeve të kaluara dhe mbi këtë bazë s’mund të merren si të sinqerta kritikat e opozitës ndaj pushtetit të tanishëm.

Kaosi institucional dhe mungesa e mirëqenies ekonomike, duke përfshirë edhe tjerë departamente, janë shkaqe kryesore pse të rinjtë sot marrin rrugën e perëndimit meqenëse për gati dy dekada të qeverisjeve të kaluara, qytetarët janë mashtruar, ka humbur perspektiva dhe shpresa sepse kotë kanë pritur dhe kanë besuar në ish qeveritarët e korruptuar.

Tash është një shans i ri kur vendi ka nevojë për një përparim të thellë, të rikthimit të besimit, ama një gjë e tillë s’mund të ndodhë brenda muajve, dhe për këtë janë në dijeni të gjithë aktorët politik, pa e abstrahuar asnjë subjekt politik. Mjerimi multidimensional ka bazë të mëhershme, zhvatjet e mëdha e të vazhdueshme kanë prodhuar kushte mbi të cilat fuqishëm ka funksionuar elementet korruptive. Dhe për këto elemente, populli aplikoj masën ndëshkuese, duke i quar në shtëpi gjitha partitë politike tek të cilat mjerimi kishte jetë, kështu që konsideroj se çfarëdo nisme apo kritikë eventuale vështirë është të merret seriozisht, e të trajtohet denjësisht.

Shikuar në aspektin kualitativ, kjo qeverisje dallon cilësisht në masë të konsiderueshme prej të gjitha qeverisjeve, krejt organizimet e tyre më shumë kanë prodhuar kaos e neglizhencë sesa shërbime dhe mirëqenie të plot multidimensionale. Pasojat e së kaluarës, qeverisje dështuar me zhvatje e krim të organizuar, nuk mundë të sanohen brenda natës, nuk mundë të sanohen as për një mandat të plotë qeverisës katërvjeçar. Me rëndësi është që të vendoset baza e qëndrueshme me program të besueshëm të prekshëm hap pas hapi për të cilin qytetari bindet se është I realizueshëm.

Në këtë drejtim po e shohim që kjo qeveri është duke punuar me seriozitet dhe potencial të angazhuar. Mirëpo ndryshimi I thellë nga një qeverisje e korruptuar që ka vrarë shpresën e qytetarit, është duke ju penguar ish pushtetarëve që vota e popullit I ka dënuar, andaj ata nuk po mundë të pajtohen me realitetin e ndryshuar që ka filluar ta zhvillon hap pas hapi shtetin dhe kthen besimin te qytetari. Ish pushtetarët e korruptuar po veprojnë me unitet për ti hedhur hi syve popullit, për ta mashtruar që nesër përsëri kë rikthehen në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".