Vedat Muriqi me një reagim domethënës pas dygolëshit të djeshëm

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 09:36
Vedat Muriqi me një reagim domethënës pas dygolëshit të djeshëm

Vedat Muriqi ka qenë protagonist i Mallorcas dje ia siguruar një pikë të vlefshme në duel me Real Valladolidin në udhëtim. Sulmuesi kosovar i realizoi dy gola në barazimin 3:3, duke iu kthyer kështu golave në La Liga,transmeton "Kosova Sot Online ".

28 vjeçari arriti në kuotën e 12 golave dhe po mundohet ta ndihmojë ekipin ishullor në arritjen e objektivit, i cili është mbetja në ligën elitare spanjolle. “Deri në fund”, ka shkruar Muriqi në Instagram.

Muriqi e shënoi golin e parë në minutën e 53-të, ndërsa atë të dytë personal dhe të barazimit, në minutat shtesë nga penalltia. Përfaqësuesi kosovar është bërë lojtari më i rëndësishëm i Mallorcas në dy sezonet e fundit. 

(Kosova Sot Online )