Dashuria për Dortmundin e bën të ulë edhe kërkesat, Reus do ta vazhdoj kontratën me pesë milionë euro më pak në sezon

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 10:18
Dashuria për Dortmundin e bën të ulë edhe kërkesat, Reus do ta vazhdoj kontratën me pesë milionë euro më pak në sezon

Marco Reus do t’i qëndrojë besnik klubit të tij Borussia Dortmund, përkundër se në fund të sezonit do të dalë lojtar i lirë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kapiteni i verdhezinjve ka vendosur që të vazhdoj kontratën dhe do të qëndroj në Signal Iduna Park edhe për disa vite, duke refuzuar largimin dhe ofertat që kishte. 33-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Dortmund që nga viti 2012 dhe ai çdo afat kalimtar për transferimin e futbollistëve ka refuzuar oferta tunduese duke i qëndruar besnik Dortmundit.

Edhe tani Reus kishte ofertë nga RB Leipzig si dhe skuadrat arabe, por do t’i mbetet besnik Dortmundit duke pranuar edhe ulje të pagës. Ka qenë gazeta gjermane Sport Bild që ka konfirmuar se Reus ka arritur marrëveshje të re me Dortmundin, ku do ta ulë pagën e tij nga 12 milionë euro sa merrte në vit në vetëm shtatë milionë. 

Reus dëshiron ta mbyllë karrierën te klubi i tij i zemrës dhe besohet se kontrata e re do të jetë afatgjate deri në verën e vitit 2026.

Me kontratën e re, Reus do të bëhet lojtari i gjashtë në renditjen e pagave te verdhezinjtë.

Përkundër se po vuan shpesh nga lëndimet, Reus këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje zyrtare ku ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

(Kosova Sot Online )