Trajneri i PSG-së del kundër lojtarëve të tij, kjo është akuza e tij ndaj tyre

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 11:34
Trajneri i PSG-së del kundër lojtarëve të tij, kjo është akuza e tij ndaj tyre

Përkundër fitores ndaj Nice, Paris Saint-Germaini nuk është duke e kaluar një moment të mirë dhe rezultatet e këtij sezoni kanë qenë nën pritshmëritë e kryesisë së klubit. Dhe, njëri prej më të kritikuarve ka qenë trajneri Christophe Galtier. Por, edhe vetë trajneri ka kritika, shkruan mediumi francez “Le Parisien”, transmeton "Kosova Sot Online" .

Trajneri është vënë kundër lojtarëve të tij, të cilët i akuzon për mungesë të angazhimit dhe të personalitetit, duke shpjeguar se niveli i paraqitjeve të ofruara nga ta ishte i pamjaftueshëm.

PSG-ja u eliminua herët nga Liga e Kampionëve, ndërsa e ka nisur vitin 2023 mjaft dobët edhe në Ligue 1, duke i pësuar disa humbje të papritura.

Gjatë verës, klubi nga “Parku i Princave” pritet t’i bëjë disa ndryshime, si në ekip ashtu edhe në shtabin teknik. 

(Kosova Sot Online )