Interi me dy mungesa të mëdha në ndeshjen e parë ndaj Benficas

  • S.A /
  • 10 April 2023 - 15:23
Interi me dy mungesa të mëdha në ndeshjen e parë ndaj Benficas

Benfica dhe Inter të martën mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale në garën më të madhe evropiane të klubeve, Ligën e Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Pritet të jetë një duel shumë interesant në Lisbonë, por Interi tani ka marrë një lajm të hidhur për këtë sfidë.

Gjiganti italian shpresonte që t’i rikuperonte nga lëndimet dy yjet e skuadrës si Hakan Calhanoglu dhe Milan Skriniar, por dyshja nuk ia ka dalë dot.

‘Sportmediaset’, ka raportuar se të dy lojtarët zikaltër janë stërvitur mëngjesin e sotëm me pjesën tjetër të grupit, por nuk janë rikuperuar plotësisht për të luajtur në këtë takim.

Kjo nuk është e vetmja ndeshje që Calhanoglu dhe Skriniar do të humbasin, pasi koha është e shkurtër që ata të jenë gati në fundjavë për ndeshjen në Serie A ndaj Monzës.

Tashmë, trajneri i Interit, Simone Inzaghi shpreson t’i ketë gati dy titullarët për ndeshjen e kthimit me Benficën që do të luhet në Milano. 

(Kosova Sot Online )