Inzaghi: Kjo është fjala që duhet ta përdorim para ndeshjes me Benfican

  • A.P /
  • 10 April 2023 - 22:24
Inzaghi: Kjo është fjala që duhet ta përdorim para ndeshjes me Benfican

Simone Inzaghi ka mbajtur konferencën e obligueshme për shtyp para ndeshjes së Interit kundër Benficas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve që do të mbahet të martën në mbrëmje

Zikaltërit kanë gjetur veten në ujëra të ndërlikuara në javën e fundi, pasi që janë pa fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Tani, më shumë së kurrë, Inzaghi mendohet që është në rrezik potencial për ta humbur punën e tij, me një listë me plot kandidatë nga e tërë Europa për të zëvendësuar atë në verë.

Ende, Interi është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Inzaghi beson që Interi duhet të jetë në më të mirën e tyre nëse ata dëshirojnë fitore kundër Benficas në “Estadio da Luz” të Benficas.

“Nesër ne do të dimë se nuk do të jetë e lehtë të përballësh kundër një kundërshtari të fortë dhe kualitativ, por ne e dimë që duhet të jemi së basku – mendoj që kjo është fjala që ne duhet ta përdorim në dy muajt e ardhshëm – ne mund të ikim nga këtu të kënaqur”, ka thënë Inzaghi në këtë të hënën.

“Qëllimi është që ne të vazhdojmë të jemi në garë gjatë prillit. Ne nuk kemi shumë ndeshje me ligë, por ne kemi mundësi që të luftojmë përsëri”.

“Benfica janë një skuadër e shkëlqyeshme. Si Porto, ata e kanë dominuar ligën e tyre. Do të jetë një ndeshje ku do të këtë momente edhe ofensive edhe defansive. Benfica do të vije për ju, jo gjithmonë, por ju duhet të luani një ndeshje me kokë dhe zemër të mirë”.

“Ata janë një skuadër e shkëlqyer. Ata kanë pasur një udhëtim të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve, njëjtë edhe në ligë. Ata kanë kualitet, ata kanë futbollist taktik, ata mbyllin hapësirat shumë mirë, kanë posedim dhe luajnë mirë edhe pa top”.

“Ata janë skuadër që vrapojnë shumë, një skuadër që ka humbur vetëm dy ndeshje që nga fillimi i vitit, e fundit ka qenë të premten kundër Portos. Ne duhet të jemi të mirë dhe të luajmë ndeshje të mirë”.

Inzaghi është pyetur nga gazetarët që të jep analizën e tij pas barazimit zhgënjyes 1-1 kundër Salernitanas në Serie A te premten në mbrëmje.

“Vitin e kaluar ne fituam 5-0 dhe ndoshta ne nuk luajtëm aq mirë këtë të premte. Në pjesën e parë ne kishim katër goditje për gol dhe shënuam tri, këtë herë ne patë më shumë së 20 dhe shënuam një. Ne e dimë pse ne jemi të fortë, gjithmonë kemi kritika”, u përgjigj ai.

Zikaltërit do të jenë në këtë ndeshje pa Hakan Calhanoglu dhe Milan Skriniar gjatë kësaj ndeshje pasi që të dy janë duke u rikuperuar nga lëndimet e tyre respektive.

“Ata janë dy futbollistë shumë të rëndësishëm, qartë do të jenë mungesë e madhe kundër Benficas. Do të dëshiroja që të dyja skuadrat të kishim tërë lojtarët në dispozicion”.

“Calhanoglu, shpresoj që të jetë gati për ne nga Monza. Për Skriniar, ndoshta do të duhet të presim këtu”.


(Kosova Sot Online)