Pioli i ka motivuar lojtarët e tij para sfidës së nesërme

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 14:27
Pioli i ka motivuar lojtarët e tij para sfidës së nesërme

Stefano Pioli i ka motivuar lojtarët e tij para sfidës së nesërme.

Trajneri i Milanit thotë se “Rossoneri” janë të qetë dhe kanë besim para duelit me Napolin, i vlefshëm për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Loja e parë do të luhet në San Siro dhe Kuqezinjtë do të mundohen të nxjerrin rezultat sa më të favorshëm, në mënyrë që të jenë të qetë në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet më pas në Napoli.

“Ne i kemi vazhduar shprehitë tona, mënyrën tonë që të qëndrojmë së bashku dhe që ta mirëpresim punën e përditshme. Jemi të qetë, sepse e kemi përgatitur mirë lojën, duke e ditur se cilat janë vështirësitë dhe se çka sjell Championsi”, deklaroi fillimisht trajneri i Mlanit për “Sky Sport”.

A është kjo loja më e madhe dhe më prestigjioze që kur ka arritur në Milan?

“Po flasim për historinë e klubit… Por, Milani për shumë vite nuk ka luajtur në Champions, kështu që do të jetë një lojë e rëndësishme. Duam ta bëjmë maksimumin për ta kaluar këtë xhiro, duke e ditur se Napoli është një skuadër e fortë. Por, në këtë fazë të turneut nuk mund të ishte ndryshe”, shton Pioli.

“Duhet të kemi besim, sepse kjo është një garë tjetër (për dallim nga fitorja 4:0 në Serie A). Përballjet direkte në kampionat na kanë treguar se jemi dy skuadra mjaft të forta. Por, nuk mund të bëhen fotokopje të ndeshjeve të kaluara. Duhet të vendosemi në fushë në situata të ndryshme dhe të jemi të aftë ta kuptojmë se cila hapësira t’i shfrytëzojmë dhe se çfarë zgjedhje duhet të bëjmë”, thotë tutje trajneri italian.

Napoli nuk do të mundë të llogarisë as në këtë ndeshje në sulmuesin kryesor, Victor Osimhen dhe pa dyshim, ky do të jetë një avantazh për “Rossoneri”. 

(Kosova Sot Online)