Jorge takim me Laportan, shtohen zërat për rikthimin e Messit te Barcelona

  • S.A /
  • 11 April 2023 - 15:08
Jorge  takim  me Laportan, shtohen zërat për rikthimin e Messit te Barcelona

Babai dhe agjenti i Lionel Messit, Jorge u takua me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta muajin e kaluar, mes spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e 35-vjeçarit në Paris, transmeton "Kosova Sot Online".

Argjentinasi thuhet se është në mëdyshje për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re me Paris Saint-Germain dhe është lidhur me një rikthim të bujshëm në skuadrën katalanase këtë verë.

Barcelona e ka pranuar publikisht dëshirën e saj për ta rikthyer Messin në Camp Nou, me nënpresidentin Rafael Yuste duke thënë se klubi është i etur që ai të kthehet.

Lexo po ashtuTë gjithë GRATIS: Lojtarët që Barcelona tenton t'i transferojë në verë

Takimi i Jorge me Laportan i ka shtuar më shumë thashethemet, por sipas The Mirror, diskutimi i tyre nuk kishte të bunet me të ardhmen e shtatë herë fituesit të Topit të Artë. Mirror ka deklaruar se takimi i Jorge me Laportan kishte të bënte me një ndeshje speciale që do të luhej në Camp Nou për të nderuar Messin sapo të largohej nga futbolli evropian.

Megjithatë, duket se nuk ka gjasa që ata të kishin injoruar temën e së ardhmes së Messit, duke qenë se kampi i tij ka marrë konfirmimin e interesimit të Barcelonës përmes një pale të tretë – sipas Mirror.

Kontrata aktuale e Messit me PSG-në është caktuar të skadojë në fund të qershorit dhe mbetet shumë pasiguri se ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm.

Një rikthim në Barcelonë, ku ai kaloi pjesën dërrmuese të karrierës së tij të shkëlqyer si lojtar, është një mundësi pavarësisht marrëdhënieve të ftohta të fituesit të Kupës së Botës me Laportan.

(Kosova Sot Online )