Pas ndeshjes me Dritën Muja qëndroi për 72 orë në QKUK

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 18:12
Pas ndeshjes me Dritën Muja qëndroi për 72 orë në QKUK

Ardian Muja duket se do t’i mungojë Trepçës ’89 për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi mitrovicas njoftoi sot se kapiteni i tyre ka qëndruar i shtrirë në spital për 72 orë, pas një goditjeje që mori nga portieri i Dritës të shtunën, shkruan Gazeta Express.

Trepça ’89 bëri të ditur se pas ndeshjes Muja ndjeu dhimbje dhe u dërgua në spital, ku u mësua se ka pësuar çarje në veshkë.

Tutje në njoftimin e klubit nga “Riza Lushta” thuhet se mungesa e 25-vjeçarit do të jetë e madhe, por që për klubin shëndeti është parësor.

Njoftimi i plotë nga Trepça ’89 (pa ndërhyrje):

“Kapiteni ynë Ardian Muja ka qëndruar i shtrirë në spital për 72 orë.

Kapiteni ynë Ardian Muja gjatë ndeshjë ndaj FC Dritës në ditën e Shtunë pësoi një goditje nga portieri kundërshtar mbrenda zonës së rrezikshme në të cilin ne kërkuam penallti dhe rishikimin e VAR-it e njejta nuk u akordua nga Referët e ndeshjës.

Pas ndeshjës Ardian Muja ndjehte dhimbje dhe u dërgua në spital për kontroll ku rezultoi se pas goditjës së pësuar kishte çarë veshkën, dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë në QKUK për 72 orë për analiza më të thella.

Kapiteni ynë do të jetë një munges e madhe për ne por shëndeti është parësor dhe ne shpresojmë që ky lëndim të kalojë pa pasoja.


(Kosova Sot Online)