Ja pse ndryshon orari për ndeshjen mes Arsenalit dhe Chelseat

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 18:40
Ja pse ndryshon orari për ndeshjen mes Arsenalit dhe Chelseat

Premierliga ka njoftuar për ndryshimin e orarit të ndeshjes mes Arsenalit dhe Chelseat, e vlefshme për javën e 34-t.

Kjo ndeshje ishte e paraparë që të zhvillohet më 29 prill, në “Emirates Stadium”.

Mirëpo, sipas njoftimit të ri, derbi mes dy rivalëve londinezë do të zhvillohet më 2 maj, nga ora 21:00.

Ky ndryshim thuhet se është bërë si rezultat i rishikimit të vendimit të Policisë Metropolitane rreth sigurisë së kësaj ndeshjeje.

“Programi fillestar i kësaj ndeshje u miratua në një takim të Grupit Këshillues të Sigurisë (SAG) në shkurt. Megjithatë, Policia Metropolitane tani ka rishikuar qëndrimin e saj në lidhje me orën e fillimit dhe ka kërkuar një takim të mëtejshëm të SAG, i cili përcaktoi se ndeshja duhej të ri-planifikohej”, thuhet mes tjerash në njoftimine Premierligës. 

(Kosova Sot Online)