Peja e pret Yllin, Prishtina takohet me Trepçën

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 19:25
Peja e pret Yllin, Prishtina takohet me Trepçën

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në kuadër të “Play-Offit” në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë, që zhvillohet nesër mbrëma, është ajo mes Pejës dhe kampionit në fuqi, Golden Eagle Yllit

Pejanët, që e mbyllën sezonin e rregullt në pozitën e dytë, kanë përparësinë e terrenit vendas.

Pra, ndeshja e nesërme do të zhvillohet në palestrën sportive “Karagaçi”, nga ora 20:30

(Kosova Sot Online)