Italia me kandidaturë për organizimin e Euro 2032, sfidohet nga Turqia

  • S.A /
  • 12 April 2023 - 15:41
Italia me kandidaturë për organizimin e Euro 2032,  sfidohet nga  Turqia

Italia është kandidate zyrtare për ta organizuar Kampionatin Evropian të futbollit në vitin 2032. Lajmin e ka bërë të ditur UEFA përmes një komunikate, e cila e konfirmoi kandidimin e Britanisë së Madhe dhe të Irlandës për vitin 2028. Ndërkohë, Turqia e shfaqi kandidaturën për dy Evropianë, për Euro 2028 dhe për 2032.

UEFA i ka falënderuar të gjitha Federatat që i dërguan dokumentacionet e tyre, ndërsa në muajt e ardhshëm, administrata e UEFA-s do t’i vlerësojë secilën ofertë, në bashkëveprim me Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, i cili do të votojë për vendimin final që do të merret në muajin tetor për të drejtën e organizimit të këtyre dy Kampionateve Evropiane.

Siç dihet, Evropiani 2024 do të mbahet në Gjermani dhe Kombëtarja e Kosovës synon të jetë pjesë e kësaj gare të madhe të futbollit. 

(Kosova Sot Online )