Presidenti i Cluj deklarohet për borxhin që i ka Ballkanit

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 18:45
Presidenti i Cluj deklarohet për borxhin që i ka Ballkanit

Presidenti i klubit rumun, Cluj, Cristian Balaj ka reaguar në lidhje me borxhin që ekipi i tij i ka Ballkanit për shitjen e Ermal Krasniqit.

Shuma që klubi suharekas kërkon nga Cluj është 200 mijë euro

Por, skuadra rumune Cluj ka kritikuar FC Ballkani pasi sipas tyre në faturën e dërguar nga skuadra kosovare është futur taksa e solidaritetit, prandaj nuk e kanë paguar kartonin e Ermal Krasniqit.

“Jo. Afati i fundit ishte në pjesën e dytë të marsit. Ne jemi në fillim të prillit dhe iu kërkuam atyre ta ribëjnë faturën sepse taksa e solidaritetit nuk duhej të ishte futur në të. Ata mbase nuk kanë përvojë në shitjet ndërkombëtare dhe në çastin që vjen fatura, ky telash do të zgjidhet. Bëhet fjalë për 200 mijë euro nga të cilat shuma e solidaritetit duhet të zbritet”, deklaroi Balaj për Fanatic.

(Kosova Sot Online)