Presidenti i Chelseat: Ne do të fitojmë

  • A.P /
  • 12 April 2023 - 19:42
Presidenti i Chelseat: Ne do të fitojmë

Sonte na presin dy ndeshje të zjarrta në Ligën e Kampionëve.

Dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Real Madridit dhe Chelseat.

“Los Blancos”, pasi mbetën prapa në luftë për titull në La Liga, krejt fokusin do ta përqendrojnë në Champions.

Pak para ndeshjes, presidenti i Chelseat, Todd Boehly tha se ekipi i tij do të fitojë me rezultat 3:0.

“U them tifozëve të kenë besim për sonte. Do të fitojmë 3-0. Jemi të emocionuar për të ardhmen që na pret. Do të jetë një e ardhme e ndritur”, u shpreh kreu i Chelsea.


(Kosova Sot Online)