Arrestohet portieri izraelit, akuzohet për sulm seksual

  • S.A /
  • 13 April 2023 - 13:51
Arrestohet portieri izraelit, akuzohet për sulm seksual

Portieri i Kombëtares së Izraelit, Boris Klaiman është arrestuar me akuzën e sulmit seksual, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Daily Mail”.

32 vjeçari u arrestua me akuzën e sulmit seksual ndaj një studenteje belge 17 vjeçare në një bar të Athinës teksa mbante me vete edhe drogë. Portieri i klubit Volos u arrestua së bashku me bashkëlojtarin Rodrigo Escoval pas incidentit që ndodhi rreth orës 02:00 të natës të martën në Kolonaki.

Burimet thonë se viktima ishte duke e vizituar kryeqytetin grek në një udhëti edukativ.Klaiman e sulmoi vajzën në seksionin VIP në Skoufa Street, njofton mediumi grek Nova Sports. Vajza pretendoi se Klaiman e ngriti fundin e saj dhe ia preku kofshët përpara se ajo ta largonte.Së bashku me Escoval, i cili është liruar nga policia, portierit izraelit i është shkëputur kontrata me Volosin nga presidenti Achilleas Beos.Ish-portieri i Hapoel Tel-Aviv, i cili e ka hedhur poshtë këtë akuzë, do të prëballet sot me gjyqin.

(Kosova Sot Online )