Galatasaray bën ofertë zyrtare për blerjen e Rashicës, Norwich City kërkon gati dyfishin

  • S.A /
  • 13 April 2023 - 14:23
Galatasaray bën ofertë zyrtare për blerjen e Rashicës, Norwich City kërkon gati dyfishin

Milot Rashica ka fituar admirimin e trajnerit Okan Buruk dhe tifozëve me paraqitjen e tij te Galatasaray dhe klubi i turk dëshiron ta blejë përfundimisht sulmuesin e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Drejtuesit e Galatasarayt kanë marrë masa për sulmuesin anësor vushtrrias për të bërë huazimin e tyre në blerje të përhershme. Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka bërë një ofertë zyrtare prej pesë milionë eurosh, plus bonuse për Rashicën.

Lexo po ashtuOkan Buruk kërkon nga drejtuesit e klubit blerjen përfundimtare të Rashicës

Megjithatë, thuhet se skuadra angleze e ka refuzuar këtë ofertë dhe ka kërkuar tetë milionë euro nga turqit për yllin e Kosovës. Galatasaray nën drejtimin e Dursun Ozbek këmbëngul për ta sjellë Rashicën në klub dhe sipas lajmeve të fundit “Cimbom” nuk tërhiqen nga negociatat me Norwich City. Fakti që 26-vjeçari vushtrrias dëshiron të qëndrojë te klubi turk është një nga detajet që forcon dorën e Galatasarayt për këtë transferim. Ndryshe, Rashica ka bërë 22 paraqitje për Cimbom deri tani këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe dhuruar katër asistime.

(Kosova Sot Online )