Kosova mposhtet nga Gjeorgjia në tenis

  • S.A /
  • 13 April 2023 - 14:58
Kosova mposhtet nga Gjeorgjia në tenis

Kombëtarja e Kosovës në tenis në konkurrencën e femrave është mposhtur nga Gjeorgjia në garën botërore të nivelit ekipor “Billie Jean King Cup”, transmeton "Kosova Sot Online".

Pasi e mposhtën paraprakisht Afrikën e Jugut dje, tenistet kosovar u mundën nga gjeorgjianet në Grupin II, 0:2.

Ardiana Lekaj u mposht 0:2 nga Sofia Shpatava, 1:6, 2:6, kurse Arlinda Rushiti humbi me rezultat identik nga Ekaterine Gorgodze.

Kurse, sa u përket çifteve, Kosova do të përfaqësohet nga Forta Morina e Aja Broqi, ndërsa do të kenë punë me dyshen gjeorgjiane, Natela Dzalamidze dhe Oksana Kalashnikova. 

(Kosova Sot Online )