Real Madridi ka gati ‘operacionin 50 milionësh Reece James’ për transferimin e anglezit

  • S.A /
  • 14 April 2023 - 09:07
Real Madridi ka gati ‘operacionin 50 milionësh  Reece James’ për transferimin e anglezit

Reece James ishte njëri nga lojtarët për t’u parë në ndeshjen e kësaj të mërkure në Santiago Bernabeu mes Real Madridit dhe Chelsea. Sipas gazetës Marca, mbrojtësi i djathtë i Bluve është në agjendën e Los Blancos, transmeton "Kosova Sot Online ".

Anglezi është nga ata lojtarë që i pëlqen dhe po shikohet nga drejtuesit e Real Madridit, ashtu si Alphonso Davies, por në këtë rast për mbrojtësin e majtë.

Të dy pozicionet janë ato që nga tribuna dhe kritikët pretendohen si të mundshme për t’u përforcuar në verë nga Mbretërit.

Chelsea duhet të shesë… dhe James mund të largohet për 50 milionë

Situata e Chelseat nuk është më e përshtatshme dhe në afatin kalimtar të radhës ata do të kenë detyrimin të shesin një nga lojtarët e tyre.

Kështu, një nga futbollistët mund të jetë Reece James dhe, sipas gazetës Marca, largimi i tij mund të bëhet për mbi 50 milionë euro.

Në ndeshjen kundër Real Madridit, James filloi si titullar dhe kishte shumë punë në përpjekje për të ndaluar sulmet e Vinícius Jr nga krahu i tij.

Me një kontratë me Chelsean deri në vitin 2027, operacioni do të nënkuptonte se klubi madrilen do të duhet të gërvisht xhepat për ta larguar atë nga skuadra londineze, duke i ofruar pagë më të lartë. 

(Kosova Sot Online )