Gjashtë top klube vrapojnë për ta kapur një futbollist

  • S.A /
  • 14 April 2023 - 11:26
Gjashtë top klube  vrapojnë për ta kapur një futbollist

Mac Allister do të largohet nga Brightoni, gjashtë top klube pas tij, transmeton  "Kosova Sot Online".

Alexis Mac Allister ka qenë një nga befasitë më të këndshme gjatë Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, duke shkëlqyer me fanellën e Argjentinës. Mesfushori argjentinas ka tre vite që shkëlqen edhe në Angli me Brightonin, por duket se po kalon muajt e fundit në këtë skuadër.

24-vjeçari pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha si Atletico Madrid, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United e Juventus. E ardhmja e tij do të jetë larg Brightonit dhe këtë e ka konfirmuar edhe babai i tij duke thënë se në verë do të ndryshoj skuadër.

 “Normalisht, afatin e ardhshëm kalimtar të futbollistëve ai do të jetë në një tjetër klub. Nuk e dimë ende se cilin, pasi bisedimet po fillojnë. “Ka shumë mundësi që Alexis të luaj për një tjetër skuadër nga vera”, u shpreh babai i mesfushorit të Brightonit. Mac Allister këtë edicion ka zhvilluar 29 ndeshje me fanellën e skuadrës angleze ku ka realizuar 10 gola e ka asistuar në dy të tjerë. Ai ka kontratë me klubin bardhekaltër deri në verën e vitit 2025, derisa Brighton synon të fitoj rreth 70 milionë euro nga shitja e tij. 

(Kosova Sot Online )