Ky futbollist do të rikthehet te Barcelona

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 17:24
Ky futbollist do të rikthehet te Barcelona

Sergino Dest do të rikthehet te Barcelona pas përfundimit të sezonit aktual.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Milani nuk do të aktivizojë opsionin e blerjes të mbrojtësit për 20 milionë euro.

Dest po e kalon këtë sezon si i huazuar në “San Siro”, por nuk ka arritur të bindë krerët e klubit. Ai në total ka regjistruar 14 paraqitje në të gjitha garat. Paraqitja e tij e fundit ka qenë në janar.

Kësisoj, reprezentuesi amerikan do të duhet të rikthehet në “Camp Nou” para se të merr vendimin e radhës.

Vendimi për hapin e ardhshëm të karrierës së tij thuhet se do të merrt në muajt e ardhshëm.

22-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Megjithatë, duke parë skuadrën që po ndërton Xavi dhe konkurrencën në fazën e mbrojtjes, vështirë të mendohet se Dest do të jetë pjesë e planeve të tij.

(Kosova Sot Online)