Ancelotti: Anglezët mendojnë se kanë ligën më të fortë

  • A.P /
  • 14 April 2023 - 18:20
Ancelotti: Anglezët mendojnë se kanë ligën më të fortë

Carlo Ancelotti nuk mendon se futbolli anglez është i pakonkurrencë në Evropë.

Italiani u kujtoi tifozëve se pavarësisht pabarazive financiare, ligat e tjera vazhdojnë të jenë konkurruese.

Ancelotti u paraqit sot në konferencë për media, një ditë para ndeshjes ndaj Cadizit në La Liga. Mes tjerash, ai u pyet nëse mendonte se është e drejtë që Manchester City të vlerësohet si favoriti kryesor për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.

“Nuk jam i shqetësuar, sepse e vërteta është se futbolli anglez ka ekipe që konkurrojnë shumë mirë. Nuk më habit fakti që anglezët janë favoritë, siç është tani Manchester City. Megjithatë, mendoj se edhe nëse ka një ndryshim të vogël, ligat e tjera tregojnë se mund të konkurrojnë. Futbolli spanjoll kishte dy skuadra në gjysmëfinale vitin e kaluar, këtë vit Italia ka tri tani…”, tha fillimisht trajneri i kampionit në fuqi të Evropës.

“Futbolli evropian është shumë më konkurrues sesa thonë njerëzit. Anglezët mendojnë se kanë ligën më të fortë dhe ligën më spektakolare në botë, por e vërteta është kur ata vijnë në Evropë, ata konkurrojnë me ekipe me më pak para, por vazhdojnë të konkurrojnë, si Spanja dhe Italia”.

Kujtojmë se Real Madridi fitoi 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” edhe këtë vit shihen si një nga favoritët për t’u kurorëzuar sërish me titullin e kampionit në Evropë. 

(Kosova Sot Online)