Caktohet orari për finalet e Kupës së volejbollit në të dy konkurrencat

  • S.A /
  • 15 April 2023 - 09:43
Caktohet orari për finalet e Kupës  së volejbollit në të dy konkurrencat

Finalet e mëdha të Kupës së Kosovës do të zhvillohen të mërkurën e ardhshme, në të dy konkurrencat. Në konkurrencën e meshkujve, Peja përballet me Skenderbeun me fillim nga ora 16:30, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku do të luhet edhe finalja e femrave, transmeton "Kosova Sot Online". 

Për të arritur në finale, Peja, në gjysmëfinale kishte mposhtur Lubotenin, ndërsa Skenderbeu u tregua e fortë për G.E Therandën. Në anën tjetër, te femrat, finalja luhet mes Dritës dhe Fer Volley me fillim nga ora 20:15.Në gjysmëfinale, Drita mposhti M-Technologien, ndërsa Fer Volley triumfoi kundër Suti Sport.

Image

(Kosova Sot Online )