Barcelona e ka caktuar datën për rikthimin e Dembeles

  • S.A /
  • 15 April 2023 - 11:48
Barcelona e ka caktuar  datën për rikthimin e Dembeles

Viti 2023 ka qenë një vit zhgënjyes për Ousmane Dembelen. Reprezentuesi francez ka munguar për shumë kohë, për shkak të një dëmtimi në kofshë të pësuar në fund të janarit, në ndeshjen kundër Gironas, transmeton "Kosova Sot Online".

Dembele parashikohej të mungonte vetëm disa javë, por gjashtë javë pas asaj ndeshje, ai ende nuk është i aftë për të luajtur.

Barcelonës i është dashur të përballet me një situatë të ngjashme edhe me Pedrin, por ata do të shpresojnë që të dy lojtarët të rikthehen së shpejti në ekipin e parë.

Sipas “Sport”, Barça ka caktuar një datë për rikthimin e mundshëm të 25-vjeçarit në aksion, që është 26 prilli, dita kur katalunasit do të takohen me Rayo Vallecanon.

Sigurisht se rikthimi varet edhe nga ajo se si do të shkojë plani i rikuperimit të tij deri atëherë.

Ousmane Dembele ka regjistruar 28 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat. Ai ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.

(Kosova Sot Online )