Laporta e sulmon Realin: Klub i regjimit, historikisht i favorizuar nga referët

  • S.A /
  • 17 April 2023 - 13:51
Laporta e sulmon Realin: Klub i regjimit, historikisht i favorizuar nga referët

Joan Laporta e ka goditur rëndë Real Madridin. Në konferencë për shtyp për t’i dhënë dritë “rastit Negreira”, presidenti i Barcelonës e ka akuzuar rivalin e përbetuar se është pikërisht ai që është favorizuar historikisht,transmeton "Kosova Sot Online".

“Ne nuk na pëlqen të fitojmë me favorizime të referëve. Janë klube të tjera, më specifikisht njëri që është paraqitur në këtë proces, që historikisht është favorizuar nga referët.

Është konsideruar si skuadra e regjimit. Për shkak të afërsive të tyre me pushtetin politik dhe ekonomik, besoj se nuk ia vlen ta kujtojmë se prej 7 dekadash, shumica e presidentëve të Komisionit të Gjyqtarëve kanë qenë ish-anëtarë, ish-lojtarë apo edhe ish-trajnerë të Real Madridit”, theksoi fillimisht kreu i gjigantit katalunas.

“Në disa raste, të gjithë së bashku. E ky klub shkon përpara dhe aq larg duke thënë se ndihet i ofenduar në periudhën më të mirë sportive në histori të Barcelonës… Kjo padi do të shërbejë për t’i demaskuar ata. Është një ushtrim i paprecedent i cinizmit”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online )