Interi pagoi Lukakun nga 3.4 milionë euro për çdo gol që shënoi – ai do të kthehet te Chelsea

  • S.A /
  • 17 April 2023 - 15:47
Interi pagoi Lukakun nga 3.4 milionë euro për çdo gol që shënoi – ai do të kthehet te Chelsea

Romelu Lukaku do të largohet nga Interi në fund të sezonit dhe nuk do të kthehet në klub për fillimin e sezonit të ri. Klubi italian ka vendosur të mos e zgjasë bashkëpunimin me të dhe ta rikthejë në Chelsea, prej nga mbërriti në formë huazimi. Sulmuesi belg shënoi vetëm tre gola në kampionat në 18 ndeshje të luajtura për Interin këtë sezon, me dy nga ato tre nga penalltia.

Në total ai ka shënuar shtatë gola në 24 ndeshje dhe kur mblidhen të gjitha  dhe pjesëtohen me pagën e tij (gjithsej 24 milionë euro), del se Interi i paguan 3.4 milionë euro për çdo gol të shënuar.

Në Inter, ata arritën në përfundimin se ishte shumë i shtrenjtë duke pasur parasysh investimin, dhe për këtë arsye nuk ka vend për sulmuesin e shpejt 30-vjeçar në klub.

(Kosova Sot Online )