Silva nuk është dorëzuar ende sa i përket kualifikimit të Chelseat

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 14:26
Silva nuk është dorëzuar ende sa i përket kualifikimit të Chelseat

Thiago Silva nuk është dorëzuar ende sa i përket kualifikimit të Chelseat në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Veterani brazilian i mbrojtjes është i vetëdijshëm se “Blues” do ta kenë të vështirë ta përmbysin avantazhin e madrilenëve, të cilët e fituan lojën e parë çerekfinale me rezultat 2:0 në “Santiago Bernabeu”

Por, ish-futbollisti i Milanit dhe i Paris Saint-Germainit është i bindur se “Të Kaltrit” i kanë shanset e tyre në “Stamford Bridge” sonte, sadopak që janë të vogla ato.

“Nëse ekziston 1 për qind e mundësive, duhet të kesh 99 për qind besim”, ka shkruar përfaqësuesi brazilian në llogarinë e tij në Instagram, më saktësisht në “Instastory”.

Chelsea dhe Real Madridi do ta zhvillojnë sonte përballjen e dytë mes vete brenda një jave, në ndeshjen që do të fillojë në orën 21:00. 

(Kosova Sot Online)