Tuchel: City kundërshtar i fortë

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 13:42
Tuchel: City kundërshtar i fortë

Trajneri i Bayernit të Mynihut, Thomas Tuchel ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit çerekfonale të Champions League kundër Manchester City:

“Besojmë te vetja dhe te shanset tona për tu kualifikuar. Gjithçka mund të ndodhë, nëse do të kemi me vete edhe fatin, që na mungoi në ndeshjen e parë. Duhet të gjejmë besim te forcat tona dhe më pas ti marrim gjërat me radhë. Na duhet që të tregojmë atë që duhet në momentin e duhur.

E dimë që kemi përballë një kundërshtar shumë të fortë, por shpresoj që tifozët të jenë gati për të krijuar një energji, që të na ndihmojë në fushë. Do të kemi kohë. Është një sfidë e komplikuar, por kemi shanset tona për kualifikim”, ka thënë mes të tjerash Tuchel.

(Kosova Sot Online)