Dy futbollist në radarin e Barcelonës dhe Real Madridit

  • A.P /
  • 18 April 2023 - 20:56
Dy futbollist në radarin e Barcelonës dhe Real Madridit

Barcelona dhe Real Madridi raportohet se kanë shfaqur interesim për Trent Alexander-Arnold.

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi natyral të krahut të djathtë, teksa sipas “Fichajes”, nënshkrimi me një mbrojtës të tillë është një nga debatet aktuale te klubi katalonas

Trajneri Xavi thuhet se ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të bëjnë përpjekje për të nënshkruar me reprezentuesin anglez.

Alexander-Arnold nuk ka shfaqur formë të mirë këtë sezon me Liverpoolin, teksa rëndësinë e tij e ka humbur edhe te Kombëtarja e Anglisë.

Por, ekonomikisht është e vështirë të besohet se Barça mund të bëjë një ofertë për Alexander-Arnold, duke marrë parasysh problemet financiare me të cilat po përballet klubi.

24-vjeçari në treg vlerësohet me rreth 80 milionë euro, teksa ai me Liverpoolin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Në anën tjetër, Real Madridi thuhet se tashmë po mendon për një zëvendësues të Dani Carvajalit.

Edhe “Los Blancos” po monitorojnë situatën situatën e Alexander-Arnold në “Anfield”, para se të bëjnë një lëvizje për të.

(Kosova Sot Online)