Cristiano Ronaldo i fiksuar pas femrave të X-Faktor, e ndërroi edhe Porchen e tij me atë të numrit një prej konkurenteve!

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 10:44
Cristiano Ronaldo i fiksuar pas femrave të X-Faktor, e ndërroi  edhe Porchen e tij me atë të numrit një prej konkurenteve!

Masazhisti i Manchester United, Rob Thornley, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo e ka ndërruar Porsche-n e tij me atë të numrit një, këngëtarit të X-Factor gjatë periudhës së tij të parë te "Djajtë e Kuq", transmeton "Kosova Sot Online".

Thornley, i cili është vëllai më i vogël i ish-lojtarit të United, Ben Thornley, zbuloi se Ronaldo e kishte ngarkuar atë të merrte numrat e yjeve të X-Factor. Duke folur në Under, kujton Thornley: "Është një natë para një ndeshjeje, ishim në hotelin “Lowry”. "Ai ishte duke bërë një masazh me mua, dmth ishim vetëm në atë ambient dhe ai i shtrirë në shtratin e masazhit ndërkohë që unë po i fërkoja këmbët. Në telefvizorin e dhomës po trasmetohej X-Factor. "Kush është kjo vajzë?" Dhe ishte Dannii Minogue: 'A mund të më merrni numrin e saj?'.

"Dhe unë jam si masazhatori i Man.Utd, si do ta marr numrin e saj? Epo, në fakt, unë jam një njeri me shumë lidhje dhe brenda katër ose pesë ditëve, kam marrë numrin e Dannii Minogue në telefonin tim."

Megjithatë, romanca e lulëzuar nuk funksionoi kurrë për Ronaldon, por kjo nuk e ndaloi mega-yllin portugez dhe disa muaj më vonë Thornley e gjeti veten në një skenar të ngjashëm. Dhe ndërsa dyshja shikonin X-Factor, Ronaldo kërkoi numrin e Kimberly Wyatt. Thornley vazhdoi: "Unë thashë: "Çfarë ka kjo për mua? Po përpiqem të marr numrat e vajzave për ju, çfarë ka për mua?" "Ai tha, 'OK, doni makinën time?' Ai kishte një Porsche Carrera të hapur nga sipër dhe tha: 'Kur të shkoj në Real Madrid, do t'ju shes makinën time me gjysmë çmimi',- i thashë OK. M'u deshën rreth 10 minuta për të marrë numrin e saj - dhe ia kalova atij”.

(Kosova Sot Online )