Bostoni e ngriti avantazhin, Clevelandi e Phenixi nivelizuan gjithçka

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 11:36
Bostoni e ngriti avantazhin, Clevelandi e Phenixi nivelizuan gjithçka

Bostoni e ka ngritur në 2-0 avantazhin ndaj Atlantas, në “play-offin” e NBA-së.Celtics fituan edhe në përballjen e dytë me Hawks me rezultat 119:106, transmeton "Kosova Sot Online".

Me këtë rast, Bostoni, i udhëhequr nga 29 pikët e Jayson Tatum dhe 26 të Derrick White, po shkon me hapa të sigurt drejt finales së Konferencës.

Ndërkohë, Clevelandi dhe Phoenixi nivelizuan gjithçka në duelet përkatëse, duke e barazuar serinë e ndeshjeve në 1-1. Cavaliers e mposhtën New York Knicks 107:90, ndërsa Suns ishin më të mirë se Los Angeles Clippers, 123:109. Siç dihet, ekipi që i fiton katër ndeshje shkon në fazën tjetër të garave në NBA.

(Kosova Sot Online )