Benzema s’e priti mirë zëvendësimin dhe u revoltua me Ancelottin

  • S.A /
  • 19 April 2023 - 15:02
Benzema s’e priti mirë zëvendësimin dhe u revoltua me Ancelottin

Karim Benzema nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin e tij, transmeton "Kosova Sot Online".

Sulmuesi i Real Madridit u largua nga fusha e blerë 20 minuta pa përfunduar ndeshja e kthimit çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, në një takim ku nuk shkëlqeu.Në momentin kur u thirr për të përfunduar në bankinë pas vendimit të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili me këtë rast e futi në lojë Tchouamenin, sulmuesi francez u revoltua me trajnerin e tij duke i thënë: ‘Jam mirë!’”, njofton “El Chiringuito”, pëcjell “Kosova Sot Online ".

Fituesi i fundit i Topit të Artë është njëri prej lojtarëve kryesorë të “Los Blancos” dhe ishte i vendosur për të luajtur më shumë dhe për të shënuar gol në “Stamford Bridge”.

Sidoqoftë, Reali fitoi me rezultat 2:0 në Londër dhe me të njëjtin rezultat kishte triumfuar edhe në “Santiago Bernabeu” për ta prerë biletën për në gjysmëfinale të Championsit.

(Kosova Sot Online )