Giroud e zgjat kontratën me Milanin

  • A.P /
  • 19 April 2023 - 19:11
Giroud e zgjat kontratën me Milanin

Olivier Giroud ka nënshkruar kontratë të re me Milanin.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi italian përmes një komunikate për media.

“AC Milan është krenar të njoftojë se Olivier Giroud ka rinovuar kontratën e tij me klubin”, thuhej ndër tjera në njoftim

Olivier shkoi në AC Milan që nga vera e vitit 2021, është bërë një shtyllë e rëndësishme në linjën sulmuese të kuqezinjve, duke bërë 76 paraqitje dhe duke shënuar 27 gola.

Giroud tani do të jetë pjesë e Milanit deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)