Drita me super rikthim e fiton Kupën e Kosovës në volejboll

  • S.A /
  • 20 April 2023 - 08:48
Drita me super rikthim e fiton Kupën e Kosovës në volejboll

KV Drita ka arritur ta fitojë Kupën e Kosovës në volejboll, transmeton "Kosova Sot Online ".

Vashat gjilanase triumfuan 3:2 ndaj ekipit ferizajas, Fer Volley në një finale spektakolare në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ferizajaset ishin në epërsi 2:0 në sete dhe pranë fitores, por Drita bëri një rikthim senzacional.

Ato arritën të barazonin në 2:2 me sete për ta dërguar ndeshjen në setin final, apo siç njihet në zhargonin e volejbollit, “tie break”.

Aty, Drita tregoi fytyrën e kampiones duke triumfuar dhe duke u kurorëzuar me trofeun e Kupës së Kosovës.

(Kosova Sot Online )