Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Veriu i Kosovës janë dy vende nga të cilat mundë të hapet fronti i ri i luftës në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 20 April 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Faktet tregojnë se tash pritet edhe deklarata publike e Kuvendit të Republikës Serbe për pavarësinë e kësaj Republike nga Bosnja e Hercegovina. E tërë kjo varet nga qëndrimi i Moskës, i Pekinit dhe i Beogradit. Duket se fronti i ri i luftës do të bëhet në Evropë. Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë ose Veriu i Kosovës në Republikën e Kosovës janë para shpërthimit. Të dy këto qendra kontrollohen nga Moska dhe nga Beogradi. Atje veprohet në interesin ultra fashist ruso-serb. Si të tilla priten natyrisht edhe veprime të armatosura kriminale dhe terroriste.

-Në vendimin e Dejtonit të vitit 1995, të bërë mbi Bosnjën e Hercegovinën, me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe të BE-së, u bë një zgjidhje politike për Bosnjën e Hercegovinën, që vetëm konflikte ka sjellë dhe tash ka mundësi të shpërthej lufta e armatosur. Republika Serbe e dalë nga Dejtoni u nda shumë nga Bosnja e Hercegovina. Qeveria serbe e kësaj republike e pavarësi administratën, ekonominë e vendit, organet e pushtetit dhe ndërtoi një ushtri të veçantë serbe. Tash nga lideri ultra nacionalist i etnitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës Milorad Didik, përndryshe mik i Putinit të shtetit rus dhe i Presidentit të Kinës, u paraqit pretendimi dhe pikësynimi i pavarësisë së Republikës serbe nga Bosnja dhe Hercegovina. Lidhur me këtë, u vu kjo Republikë nën shërbimin e Rusisë dhe të Kinës dhe u armatos kjo Republikë. Armë morri nga Rusia dhe nga Serbia. Përkrahje ushtarake dhe politike ka nga Kina, Rusia dhe Serbia. Së bashku e forcuan Republikën serbe.

Ultra nacionalisti serb Milorad Dodik e shpalli inekzistente Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995 për Bosnje e Hercegovinë. Milorad Dodik deklaroi: " Nuk ka marrëveshje më me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës". Kështu de - fakto u shpall ndarje e Republikës Serbe nga shteti i Bosnjës e Hercegovinës dhe krijimi i shtetit serb të pavarur. Natyrisht, se kjo është edhe një thirrje e hapur serbe për luftë të armatosur kundër BE-së, NATO-se dhe SHBA-ve. Përkrahja e këtij qëndrimi politik erdhi nga Rusia dhe Kina. Prapa nuk mbeti as shteti serb ( Serbia) dhe, dy kriminelët e luftës, Daçiq dhe Vuçiq, të cilët po e përkrahin ultra nacionalistin Milorad Dodik të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Faktet tregojnë se tash pritet edhe deklarata publike e Kuvendit të Republikës Serbe për pavarësinë e kësaj Republike nga Bosnja e Hercegovina. E tërë kjo varet nga qëndrimi i Moskës, i Pekinit dhe i Beogradit. Duket se fronti i ri i luftës do të bëhet në Evropë. Republika Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë ose Veriu i Kosovës në Republikën e Kosovës janë para shpërthimit. Të dy këto qendra kontrollohen nga Moska dhe nga Beogradi. Atje veprohet në interesin ultra fashist ruso-serb. Si të tilla priten natyrisht edhe veprime të armatosura kriminale dhe terroriste.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".