Inzaghi: Gjysmëfinalja një ëndërr, duam të shkojmë tutje

  • S.A /
  • 20 April 2023 - 09:36
Inzaghi: Gjysmëfinalja një ëndërr, duam të shkojmë tutje

Simone Inzaghi është duke e bërë mrekullinë me Interin në Ligën e Kampionëve.Trajneri italian i kualifikoi “Nerazzurri” në gjysmëfinale të kësaj gare për herë të parë që nga viti 2010, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trajneri i Zikaltërve po e shijon në maksimum këtë moment, ndërsa e pranon se në fillim të sezonit kjo ishte veç një ëndërr.

E tash kur ka arritur deri këtu, ish-trajneri i Lazios thotë se Interi do të mundohet ta mposht edhe rivalin e përbetuar, Milan në gjysmëfinale në “Derby della Madonnina”.

“Ekziston një gëzim i madh, një natë e madhe për krejt Interin. E kemi merituat shkuarjen tutje në përballjen e dyfishtë me një skuadër të madhe. Jam krenar me djemtë dhe e përshëndes atë që e kanë bërë në dy ndeshje të jashtëzakonshme. Gjysmëfinalja ishte një ëndërr, ndërsa tash jemi aty dhe do ta luajmë me madhështi në tentim për të shkuar tutje”, deklaroi Inzaghi për “Prime Video”.

Interit i mjaftoi një barazim 3:3 në shtëpi me Benfican mbrëmë në ndeshjen e kthimit çerekfinale, ndërsa e kishte fituar atë të parë në Portugali me rezultat 2:0

(Kosova Sot Online )