Tragjike për sportin botëror: Vritet Kampioni në luftën e Ukrainës

  • S.A /
  • 20 April 2023 - 10:21
Tragjike për sportin botëror: Vritet  Kampioni  në luftën e Ukrainës

Lufta në Ukrainë mori shumë jetë, prej tyre edhe nga bota e sportit. E viktima e fundit është kampioni i botës në kick-box dhe njëherësh nënkampioni i botës në K1, ukrainasi Ruslan Piskovij, transmeton "Kosova Sot Online".

21 vjeçari ra dëshmor duke e luftuar pushtuesin rus. Piskovij ishte gjashtë herë kampion i Ukrainës në K1, ndërsa ishte edhe finalist i Kampionatit Evropian në K1 dhe kishte medalje argjendi në K1 të Kampionatit Botëror në kategorinë deri në 70 kilogramë. 

Kampionati K1 është një garë në të cilin luftërat zhvillohen në një stil të përzier të ngjashëm me kikboksin.

Luftëtarët lejohen të përdorin teknika boksi, kikboksi, tajlandez, karate e taekwondo.

Përpos që ishte nënkampion i Evropës dhe i botës, ukrainasi ishte katër herë kampion bote në kikboks dhe iu bashkua ushtrisë ukrainase si vullnetar që nga dita e parë e luftës me Rusinë.

Pak ditë më parë e humbi jetën edhe garuesi ukrainas i MMA-së, Vitaly Merinov.

Sipas mediave ukrainase, më shumë se 250 sportistë janë vrarë që prej fillimit të luftës në këtë vend.

Fatkeqësisht, ky mund të mos jetë rasti i fundit që një sportist ukrainas e humb jetën.

(Kosova Sot Online )