Sonte na pret një tjetër ndeshje e madhe e basketbollit, derbi Prishtina – Trepça

  • S.A /
  • 20 April 2023 - 11:24
Sonte na pret një tjetër ndeshje e madhe e basketbollit, derbi Prishtina – Trepça

Sigal Prishtina dhe Trepça pritet të dhurojnë përsëri spektakël në përballjen e tyre të radhës. Dy rivalët e moçëm do ta kenë sonte sfidën e tretë gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit, transmeton "Kosova Sot Online". Aktualisht, seria e ndeshjeve është e barabartë, 1:1 pasi prishtinasit e fituan lojën e parë 82:70, e mitrovicasit atë të dytë, 77:68. Prishtinasit do të mundohen ta shfrytëzojnë terrenin vendës për të kaluar në epërsi.

Kurse, mitrovicasve një fitore do t’ju kryente shumë punë duke e pasur parasysh se duelin e katërt do ta luajnë në “Minatori”, ku edhe do të mundë ta siguronin finalen. Siç dihet, skuadra që i fiton tri ndeshje shkon në finalen e madhe. Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës do të nisë në orën 20:30.

Në gjysmëfinalen tjetër, Peja po avancon 2:1 me ndeshje ndaj Golden Eagle Yllit, i cili e fitoi mbrëmë lojën e tretë dhe mbeti në lojë për ta prekur eventualisht finalen. 

(Kosova Sot Online )