Vedat Muriqi e mban një primat në La Liga

  • S.A /
  • 20 April 2023 - 13:51
Vedat Muriqi e mban një primat në La Liga

Vedat Muriqi është duke e kaluar një sezon fantastik me Mallorcan, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi kosovar i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri tash në La Liga.  Por, “Pirati” e mban një primat në ligën elitare spanjolle. Më saktësisht, 28 vjeçari po prin në garën e dyluftimeve në ajër.

Në fakt, përfaqësuesi kosovar i ka fituar 16 duele në ajër brenda një ndeshjeje, respektivisht në duel me Celta Vigon, një rekord absolut ky për këtë sezon. Kësaj arritjeje i është gëzuar edhe Mallorca, e cila e ka bërë një postim duke shkruar: “Fluturon Pirati. Rekord në La Liga.” Muriqi njihet për aftësitë e tij në lojën në ajër falë gjatësisë dhe shkëputjes së tij. 

(Kosova Sot Online )