Italianët e rikthejnë dominimin në futbollin evropian, pesë klube në gjysmëfinale të kupave evropiane

  • E.K /
  • 21 April 2023 - 10:18
Italianët e rikthejnë dominimin në futbollin evropian, pesë klube në gjysmëfinale të kupave evropiane

Liga italiane kishte rënie të madhe në dekadën e fundit, por Serie A ka nisur ta rimarrë veten.

Janë plot pesë ekipe që janë kualifikuar në gjysmëfinale në kupave evropiane, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Milani dhe Interi do të përballen mes vete në gjysmëfinale të Championsit për herë të parë pas 20 vjetësh.

Ndërkaq, në Europa League do t’i shohim Juventusin dhe Romën.

“Bianconeri” do të kenë punë me Sevillën, kurse “Giallorossi” me Bayer Leverkusenin.

E në Conference League do të paraqitet Fiorentina.

“Viola” në gjysmëfinale do të kenë punë me Baselin e Taulant Xhakës. 

(Kosova Sot Online)