Kompany në garë për të marrë drejtimin e Chelseat

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 18:36
Kompany në garë për të marrë drejtimin e Chelseat

Vincent Kompany është një nga menaxherët në listën e ngushtë të Chelseat për trajnerin e tyre të ri të përhershëm.

Trajneri i Burnley, Kompany, Mauricio Pochettino dhe një trajner tjetër i paidentifikuar janë duke u konsideruar nga klubi i Premier League.

Megjithatë, ish-trajneri i Bayern Munichut, Julian Naglesmann nuk është më në garë për të marrë drejtimin e ekipit nga Stamford Bridge.

Drejtorët sportiv të Chelseat, Laurence Stewart dhe Paul Winstanley po udhëheqin procesin e rekrutimit.

Blutë shkarkuan menaxherin Graham Potter në fillim të prillit, pas më pak se shtatë muajsh në krye, pas humbjes 2-0 në shtëpi nga Aston Villa që e la klubin në vendin e 11-të në tabelën e Premier League.

Ish-trajneri i Chelseat, Frank Lampard u emërua më pas trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Ish-kapiteni i Manchester Cityt, Kompany, këtë sezon e ka udhëhequr Burnleyn drejt promovimit nga Championship në vitin e tij të parë në krye të Turf Moor.

37-vjeçari belg ka transformuar stilin e ekipit duke rezultuar në një futboll tërheqës, sulmues, i cili është vlerësuar nga tifozët.


(Kosova Sot Online)