Pochettino trajneri favorit për të drejtuar Chelsean

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 19:42
Pochettino trajneri favorit për të drejtuar Chelsean

Mauricio Pochettino raportohet se është tani favoriti për të drejtuar Chelsean, pasi Julian Nagelsmann ka refuzuar mundësinë për të nisur një aventurë të re me londinezët.

Më herët është raportuar se edhe Luis Enrique është jashtë kësaj gare, duke e bërë kështu tani argjentinasin favorit për të drejtuar “Blutë”

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se bisedimet mes Pochettinos dhe Chelseat tani do të vazhdojnë siç pritej. Bisedimet mes palëve nisën në fillim të kësaj jave.

Tottenham Hotspur, klubi tjetër nga Londra që është në kërkim të një trajneri, thuhet se nuk ka lëvizur për të rikthyer 51-vjeçarin.

Mauricio Pochettino është pa skuadër që nga vera e vitit të kaluar, kur u shkarkua nga Paris Saint-Germaini.

Përveç PSG-së dhe Tottenhamit, ai ka drejtuar edhe Espanyolin e Southamptonin.

(Kosova Sot Online)