Mourinho Bayer Leverkusen ka trajner inteligjent

  • A.P /
  • 21 April 2023 - 22:26
Mourinho Bayer Leverkusen ka trajner inteligjent

“A vazhdon ëndrra? Po, është e vërtetë. Ndjeva krenari të madhe për djemtë. Ndjeja se tifozët mund të shkonin në shtëpi të pikëlluar për humbjen, por të lumtur me ndeshjen dhe me Romën. Pastaj, kur fiton, vjen gëzimi, e merituam. Jo vetëm sot edhe në ndeshjen e parë. Rezultat i merituar”, kështu e nisi fjalën e tij në konferencën për mediet pas fitores 4-1 ndaj Feyenoord dhe kualifikimit në gjysmëfinale të Europa League trajneri i Romës, Jose Mourinho.

Më pas duke folur për kundërshtarin e raundit të ardhshëm, Bayer Leverkusen, portugezi u shpreh se është një ekip i madh dhe që shënon lehtë.

“Ekipi i madh, një ekip vrapuesish, ata shënojnë shumë lehtë. Ata kanë një trajner të ri, por ai është shumë inteligjent dhe ka shumë përvojë si lojtar. Do të jetë shumë e vështirë”, deklaroi ndër të tjera Mourinho.

(Kosova Sot Online)