Nisin kontaktet e para, Arsenali interesohet për Mason Mount

  • S.A /
  • 22 April 2023 - 10:26
Nisin kontaktet e para, Arsenali interesohet për Mason Mount

Arsenali është i interesuar për të nënshkruar me Mason Mount në afatin kalimtar të verës, transmeton "Kosova sot Online".

Gazetari i afërt me klubin, Charles Watts, ka raportuar se liderët e Premierligës po monitorojnë situatën e anglezit te Chelsea. 

24-vjeçari do të largohet nga “Stamford Bridge” pas përfundimit të sezonit aktual, pasi ka refuzuar edhe ofertën për rinovim të kontratës.

Kontrata aktuale e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm. Sipas Watts, kontaktet e para janë bërë për një transferim të mundshëm të Mount në “Emirates”. Në një lëvizje të tillë thuhet se mund të ndikojë Declan Rice, shoku i ngushtë i reprezentuesit të Anglisë, i cili mbetet objektivi kryesor i Arsenalit për afatin e verës.

Megjithatë, “Topçinjtë” edhe mund të përballen me një konkurrencë të fortë, pasi situatën e anëtarit të Chelseat po e monitorojnë edhe Manchester City, Newcastle United dhe Manchester United. Mason Mount në tregun e transferimeve vlerësohet me 65 milionë euro.

(Kosova Sot Online )