UEFA zbulon çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 22 April 2023 - 16:01
UEFA zbulon çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve po shkon drejt fundit. Muajin e ardhshëm do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, teksa finalja e madhe do të zhvillohet në qershor.Finalja e këtij viti do të zhvillohet më 10 qershor, në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit, transmeton "Kosova Sot Online ".

UEFA tashmë ka zbuluar çmimet e biletave për finalen e madhe, që ndahen në katër kategori. Bileta më e lirë është 70 euro, kurse më e shtrenjta 690 euro. Të dy skuadrat finaliste do të ketë të drejtën e 20 mijë biletave, teksa numri i tifozëve që pritet të jenë të pranishëm në stadiumin është 72 mijë.

Kujtojmë se në garë për trofeun e çmueshëm të Ligës së Kampionëve janë Real Madridi, Manchester City, Milani dhe Interi.

Reali do të përballet në gjysmëfinale me Man Cityn, teksa në gjysmëfinalen tjetër takohen rivalët nga qyteti i Milanos. 

(Kosova Sot Online )