Ronaldo përmes një videoje bëri urimin për festën e Fitër Bajramit

  • S.A /
  • 22 April 2023 - 16:08
Ronaldo përmes një videoje bëri urimin për festën e Fitër Bajramit

Cristiano Ronaldo ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.Urimi i yllit portugez ishte i shkurtër, por padyshim se ishte shumë i mirëpritur nga tifozët e tij dhe jo vetëm, transmeton "Kosova Sot Online".

Ronaldo urimin e bëri në gjuhën arabe.

“Eid Mubarak” dëgjohet duke thënë ai në një video të publikuar nga klubi i tij, Al-Nassr.Video u publikua të premtën mbrëma, pasi Ronaldo me shokët e tij të ekipit nga Arabia Saudite përfundoi stërvitjen në kuadër të përgatitjeve për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, kundër Al-ëehda, që do të zhvillohet të hënën mbrëma

(Kosova Sot Online )