17 mijë kroatë në përkrahje të juniorëve, Hajduk Spliti shkroi historinë në Ligën e Kampionëve për të rinj

  • S.A /
  • 22 April 2023 - 16:20
17 mijë kroatë në përkrahje të juniorëve, Hajduk Spliti shkroi historinë në Ligën e Kampionëve për të rinj

Hajduku i Splitit siguroi kualifikimin historik për në finalen e Ligës së Kampionëve për të rinj, transmeton "Kosova Sot Online".

Skuadra kroate në gjysmëfinale eliminoi Milanin, me rezultatin 3:1. 

Përveç rezultati të ndeshjes dhe kualifikimit për herë të parë në finale të kësaj gare, vëmendje nga ndeshja morën edhe tifozët.

Plot 17 mijë tifozë e përkrahen skuadrën nga Spliti në ndeshjen e zhvilluar në Gjenevë, në rrugën e tyre drejt eliminimit të një skuadre të madhe si Milani, si dhe kalimit në finale.

Juniorët e Hajduk Splitit në finale do të luajnë kundër AZ Alkmaar, më 24 prill, në Gjenevë.

(Kosova Sot Online )