Zbulohet super skandali: “Boll luajte me dy porta”, gruaja e zë futbollistin e Bayernit duke e tradhtuar, e zbulon emrin e të dashurës paralele të tij

  • S.A /
  • 24 April 2023 - 09:13
Zbulohet super skandali: “Boll luajte me dy porta”, gruaja e zë futbollistin e Bayernit duke e tradhtuar, e zbulon emrin e të dashurës paralele të tij

Bayern Munchen është në krizë të plotë. Humbja e fundjavës që shkoi bëri që ekipi bavarez të zbriste në vendin e dytë të Bundesligës, prapa Borussia Dortmundit, dhe që tani po flitet për spastrim total në fund të sezonit. Por, problemet për gjigantit bavarez nuk janë vetëm në aspektin sportiv. Një nga lojtarët e skuadrës është në qendër të vëmendjes për një skandal në jetën private, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bëhet fjalë për Lucas Hernandez, i cili këtë sezon i ka luajtur vetëm 10 ndeshje zyrtare, ndërsa ishte lënduar rëndë në Botërorin e Katarit.

Partnerja e francezit, Amelia Lorente, e ka postuar në rrjetet sociale një mesazh ku bën me dije se është ndarë nga mbrojtësi për shkak të një tradhtie të tij, madje e tregon edhe emrin e gruas tjetër.

“Boll luajte me dy porta, Lucas Hernandez. Po ta dhuroj Cristina Buccinon. Mos harro që ke edhe dy fëmijë që nuk vjen kurrë për t’i takuar”, ka shkruar Amelia, e cila i ka fshirë të gjitha fotot që kishte bashkë me Lucas, i cili është vëlla i futbollistit të Milanit, Theo Hernandez.

(Kosova Sot Online )