171 tifozë do të gjobiten për shkak të Lukakut

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 16:50
171 tifozë do të gjobiten për shkak të Lukakut

171 tifozë të Juventusit janë sanksionuar sipas masës “Daspo” pasi Romelu Lukaku u përball me abuzime raciste nga disa tifozë në “Allianz Stadium” gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë, më 4 prill.

Daspo është një masë e zbatuar nga autoritetet italiane që synon të parandalojë dhunën dhe sjelljen antisociale në ngjarjet sportive

Rezultati i hetimit për incidentet rreth përplasjes së Kupës nga Digos në Torino zbuloi se 250 tifozë të Juventusit u identifikuan që kishin sulmuar Lukakun.

Belgu kishte shënuar një penallti në minutën e 95-të për të barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjes së parë gjysmëfinale, përpara se t’i jepej një karton i dytë i verdhë për shkak të mënyrës së festimit të golit, të cilën gjyqtari e konsideroi si një provokim ndaj tifozëve të Juventusit, pavarësisht se ai të njëjtin festim e bën thuajse çdoherë.

Pavarësisht se apeli fillestar i Interit për supspendimin e Lukakut u refuzua, presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, bëri një përjashtim personal dhe anuloi vendimin e Gjykatës së Apelit për të lejuar të huazuarin e Chelseat të luante në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet të mërkurën.

171 tifozët që janë njohur si nxitës të thirrjeve raciste do të gjobiten për shkeljen e rregulloreve që lidhen me sjelljen e rregullt në stadiumet e futbollit.

Hetimet e mëtejshme për të identifikuar pjesën e mbetur të tifozëve përgjegjës të Juventusit janë ende duke u zhvilluar.

(Kosova Sot Online)