Pochettino – Chelsea, gati marrëveshja

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 21:36
Pochettino – Chelsea, gati marrëveshja

Mauricio Pochettino raportohet se është gjithnjë e më afër për t’u emëruar në pozitën e trajnerit te Chelsea.

Klubi londinez është në kërkim të një trajneri për sezonin e ardhshëm, pasi dihet se Frank Lampard do të jetë në këtë pozitë deri në fund të sezonit. Ai pasoi të shkarkuarin, Graham Potter

Tani, sipas ekspertit Fabrizio Romano, negociatat mes Chelseat dhe Pochettinos po përparojnë me shpejtësi për të mbyllur një marrëveshje.

Gazetari italian raportoi se marrëveshja nuk është arritur ende, por se të dy palët janë optimiste se një marrëveshje do të arrihet, pasi bisedimet po hyjnë në fazën perfundimtare.

Argjentinasi dhe Chelsea thuhet se diskutuan për një projekt afatgjatë, ndërsa ish-trajneri i Paris Saint-Germainit u tha njerëzve nga stafi i tij që të përgatiteshin për një punë të re.

Pikat vendimtare duke përfshirë transferimet, lidhjen me bordin dhe më shumë janë diskutuar me një rezultat shumë pozitiv për 51-vjeçarin, teksa “Blutë” pritet të marrin një vendim përfundimtar së shpejti. 

(Kosova Sot Online)