Ancelotti: 11 pikët diferencë me Barcelonën nuk tregojnë realitetin

  • A.P /
  • 24 April 2023 - 22:50
Ancelotti: 11 pikët diferencë me Barcelonën nuk tregojnë realitetin

Carlo Ancelotti e nisi konferencën për shtyp para ndeshjes me Girona duke bërë një pyetje për gazetarët: “A e dini se e sata konferencë për shtyp është kjo, këtë sezon?” Edhe përgjigjen e dha vetë: “E 102-ta”.

Vërtet shumë, çka tregon kalimin e një sezoni në të cilin La Liga është bërë një çështje e vogël për Real Madridin, i cili ia ka vënë syrin sërish Ligës së Kampionëve dhe është finalist i Kupës së Mbretit. Sidoqoftë, trajneri italian mohon se distanca mes Barcelonës dhe Real Madridit janë 11 pikët, sa shihen në tabelën e klasifikimit aktual:

“Për shkak të cilësisë së dy skuadrave nuk janë normale 11 pikët diferencë. E kemi treguar kur jemi përballur me njëri-tjetrin. Detajet e vogla kanë përcaktuar këtë distancë, që duam ta ngushtojmë në ndeshjet e radhës”.

Në konferencën 20-minutëshe për shtyp dolën shumë tema, duke përfshirë emrat e dy lojtarëve që janë bërë jetikë: Camavinga dhe Militao. “Ai është pak më pesimist se më parë, ka cilësi individuale. Militao ka cilësi spektakolare në ndërhyrje”, – tha për brazilianin.

Ndërkohë, duke analizuar rolin e ri të francezit, Ancelotti shtoi: “Ai po përfiton nga koha që po luan si mbrojtës anësor për të përmirësuar limitet e tij. Camavinga është shumë i ri dhe duhet të maturojë përvojën dhe njohuritë e tij taktike. Teknikisht nuk ka asgjë për të mësuar, fizikisht ka motorin e një ‘Ferrari’, jo të një ‘Cinquecento’”.

“Carletto” vlerësoi Benzema (“Është shumë i rëndësishëm për ne, ndaj kujdesemi për ta ruajtur”), Rodrygo (“Ai ka pasur një problem të vogël me gjurin, që po e menaxhon mirë. Sot nuk ishte në stërvitje për shkak të një problemi në zorrë. Nëse do të bëhet mirë nesër, do të luajë. Nuk është një sulmues tipik.

Po bën shumë mirë dhe shpresoj të përparojë, sepse e shoh që ka shumë potencuial”; hapi derën për një titullar si Lunin në portë, në pjesën e mbetur të sezonit. Shumë më i drejtpërdrejtë ishte me një lojtar, që po i jep shumë, Marco Asensio: “Më pëlqen shumë si lojtar. Shumë trajnerë dhe shumë klube e pëlqejnë atë për shkak të karakteristikave që ka. Tani mundet të qëndrojë këtu me ne”.

(Kosova Sot Online)